Bie një masiv shkëmbor, bllokohet rruga Elbasan-Librazhd

0
163

Reshjet e shiut të rëna orët e fundit kanë sjellë prombleme në shumë akse të vendit.

Një masiv shkëmbor ka rënë në shtratin e rrugës Elbasan-Librazhd, fatmirësisht në një moment kur aty nuk po kalonin mjete. Moti i keq i ditës së sotme ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin gjatë akseve nacionale.

Në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites ka pasur rënie gurësh në vendin e quajtur “Kthesat e Murashit”, ndërsa policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në këtë zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të madhe.

Pavarësisht se është punuar për pastrimin e rrugës, situata e papritur e rënies se gurëve nga shpati i malit e bën të rrezikshme këtë pjesë të aksit nacional Elbasan-Qafë Thanë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here