Standard.al

Berisha: “Edmond Çela, shefi i hetimit të policisë kufitare në Korçë është mik i Emiliano Shullazit”

0

Skandalet për lidhjen e policisë me kriminelët më të të mëdhenjt të vendit skanë të mbaruar. Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë denoncimin e radhës ku na tregon se shefi i policisë është mik i Emiliano Shullazit.

Ja postimi i Berishës:

“Edmond Çela, shefi i hetimit të policisë kufitare në Korçë është mik i Emiliano Shullazit”.Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha pasi publikon SMS-në e një prej qytetarëve të tij “dixhitalë”. Sipas mesazhit në fjalë, Çela është i lidhur dhe bashkëpunon me deputetin socialist Ilir Pendavinji.

“Përshëndetje doktor. Shefi i policisë hetimore te Kapshticës është ortaku i Shullazit. Iu kap autobusi ne Kapshticë me 2 kile heroinë” – thuhet në një nga SMS-të e Berishës.

Ndërsa në një tjetër shkruhet: “Përshëndetje doktor ! Sot ne Kapshtice nga pala greke është kapur një autobus i linjës Shqipëri-Greqi i cili transportonte heroinë. Ky autobus dhe disa autobusë të tjerë janë de facto në pronësi të Shefit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Kufirit në Korçe, Edmond Cela. Këtë gjë e di një Korçë e tërë dhe vetëm strukturat e shtetit nuk dinë gjë.

Pra që ky person të ketë pasuri dhe mban këtë post prej shumë vitesh, duke bere trafik droge dhe qëniesh njerëzore vite me parë. Ky bashkëpunon dhe me deputetin e PS, Ilir Pendavinji, i cili e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban kundrejt aferave të pista që bëjnë bashkë. Kjo pra na paska qenë “Policia qe Duam” – thuhet në SMS.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.