A do bie borë në Tiranë? Zgjidhet dilema, ja çfarë thonë sinoptikanët

0
588

Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore, njofton Meteoalb.

Ndërkohë reshje të pakta dëbore pritet të bien edhe në Tiranë.

Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

Temperaturat sot kanë shënuar rritje në mëngjes dhe mesditë duke lënë vetëm zonat e thella malore me temperatura negative ndërsa nesër temperaturat bien sërisht me 3°C në mëngjes; rënie që vijon më e ndjeshme pasdite dhe gjatë natës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here