Transportoni drogë me thasë të zinj, kapën trafikantët shqiptarë

0
149

Vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve të përfshirë në aktivitetet kriminale në Itali. I arrestuari i rradhës është një 37 vjeçar i cili bashkëpunonte me një Nigerian.

Mënyra se si e transportonin drogën ishte e njëjtë: E fshehur në thasë të zinj që përdoren zakonisht për grumbullimin e plehrave.

Vlash Isufaj, 37 vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33 vjeç, u arrestuan pasditen e djeshme. Shqiptari u ndoq nga karabinierët deri në afërsisë e spitalit në Livorno. Aty, ai zbret nga makina dhe futet në një apartament ku jetonte nigeriani. Policia teksa ndërhyri në banesë, i gjeti të dy duke ndarë drogën, ekzaktësisht 6.2 kg marijuhanë dhe i arrestoi.

Më herët gjatë kësaj jave, u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë, pjesë të së njëjtës bandë, Mariglen Sheraj e Andi Hoxhaj, raportojnë mediat lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here