Tragjike/ Varfëria detyron prindërit shqiptarë të braktisin fëmijët

0
169

Gjendja e rëndë ekonomike që ka mbërthyer shqipatarët po i detyron ata të dalin edhe jashtë natyrës njerëzore.

Kemi dëgjuar raste kur prindi nxjerr në shitje fëmijët e vet, kurse këtë radhë çudia vjen nga Belshi.Dy  prindër janë proceduar penalisht nga Policia, pasi akuzohet për braktisjen e fëmijëve të tyre.

Burime nga Policia bëjnë me dije se: Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për L.Gj, 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi:

– Më datë 16.09.2017,  ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa  fëmijën e ka braktisur në Itali.

– Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi: Më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S, 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa  fëmijën e ka braktisur në Itali.

Braktisja e fëmijëve jashtë vendit është një skemë e përdorur nga prindërit shqiptarë edhe në herët. Po pse ndodh kjo? Precedentët kanë treguar se të shtyrë nga varfëria dhe mungesa e një perspektive në Atdhe, prindër shqiptarë zgjedhin të braktisin fëmijët e tyre jashtë vendit. Këta të fundit akomodohen më pas në qendrat të posaçme në shtetet e huaja, ku ju ofrohet strehë, ushqim dhe një mundësi për tu integruar në shoqërinë e re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here