Studimi amerikan mbi trurin zbulon ku qëndron sekreti për orgazmën

0
1067

Ndryshe nga meshkujt, orgazma e femrave është diçka shumë më komplekse, ndaj për to kërkon më shumë kohë kalimi në këtë fazë. Një studim amerikan i drejtuar nga Barry Komisaruk i Rutgers University, në New Jersey, përfshiu një grup vullnetaresh të cilat iu nënshtruan rezonancës magnetike, për të kuptuar se çfarë ndodhte në trurin e femrës kur një femër arrin orgazmën.

Gjatë këtij momenti u vu re se aktivizoheshin 30 zona të trurit, mes tyre zona që merr vendimet, imagjinata dhe kontrolli. Studiuesit theksojnë se ajo që e mundon femrën dhe nuk i dhuron kënaqësi të plotë, vjen prej kufizimit, duke mos e lënë veten të lirë.

Mendimet e shumta për problemet e ndryshme nuk ju lejojnë të shijoni momentin, dhe sipas ekspertëve duhet të harroni stresin kur bëni seks. Studimi tregon se truri i femrave ndjek një sërë rrugësh gjatë kënaqësisë seksuale, duke mos u ndalur vetëm në shijimin e momentit, pasi mendimet nuk i lënë të qeta as në ato momente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here