Shqipëria ndihet gjithmonë e kërcënuar nga përmbytjet. Kemi qytete që mbyten vetëm me një paradite shi, po cfarë ndodh në qoftë se bie shi për disa ditë? Kjo vjen pasi qeveria nuk ka punuar aspak për pastrimin e kanaleve kulluese që kanë një ndikim të madh për situatën e përmbytjeve.
Metodi Marku ekspert i Insitutit të Gjeoshkencave tregon cfarë pritet të ndodhë.
Zonat në veri të vendit rrezikohen nga përmbytjet. Eksperti i Institutit të Gjeoshkencave, Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqërohet me reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e veriut.
Shkodra është qarku që pritet të ketë edhe intensitetin më të lartë të reshjeve.
“Reshjet mëtë larta pritet të jenë në qarqet e veriut dhe qendrës, por kryesisht në pjesën e tyre malore dhe më pak ka mundësi ka për zonat urbane. Për shkak të intensitetit të reshjeve nuk përjashtohet ndonjë mundësi e vogël të vërehet edhe ndonjë shqetësim urban por gjithmonë bëhet fjalë për një sipërfaqe të vogël dhe kjo në varësi të kanalizimeve”, tha Marku.
Sipas IGJEUM, ky dimër ka pasur karakteristikë itensitetin e reshjeve dhe temperatura më të larta se mesatarja.
Marku shprehet se në ditët që jemi aktualisht temperaturat janë më të larta sesa mesatarja dhe java tjetër pritet të na ofrojë më shumë me mesataren shumëvjeçare të temperaturave për muajin janar.
Specifika e këtij dimri, nuk ka qenë aq shumë sa i përket temperaturave por përsa i përket sasisë së reshjeve.
Përmirësimi i kushteve të motit pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.