Propozimi i PS-së për të ndryshuar rregulloren, Berisha: Rama do të bëhet edhe kryegjykatës

0
266
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërkesën e PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha është kundër ndryshimit kërkon PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, ku duhet të jetë ky institucion duhet të administrojë provat në rast se kërkohet arrestimi i një deputeti.

Këto ndryshime, ish-kryeministri i quan si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të kapur drejtësinë.

Reagimi i Berishës:

Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij!

Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit.

Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij.

Keshtu ai, eksperiencen e suksesshme me rastin Tahiri, ne te cilin i vuri drejtesise kufirin te thana, tani do ta shnderroje ne ligj te vendit.

Me kete vendim Edvin Kristaq Rama realizon plotesisht perpjekjen e tij tre vjeçare per shnderrimin e drejtesise ne nje dege te ekzekutivit te varur prej tij. Tani e tutje do te jete ai dhe vetem ai qe do te percakoj se cili imunitar meriton te arrestohet dhe cili nuk mund te arrestohet. Kjo eshte forma me ekstreme e perqendrimit te te gjitha pushteteve ne nje dore, nje perqendrim i tille ka ekzistuar vetem ne diktaturen hoxhiste te eterve te tij barabare, ekziston vetem ne Korene e Veriut dhe ne asnje vend tjeter te planetit!

Kjo situate dramatike e triumfit te te keqes ne Shqiperi ka vetem nje shkak kryesor; indiferencen e njerezve te mire. Ndaj dhe apeli im per mbare qytetaret eshte te shnderrojme 27 Janarin ne diten e flakjes se indiferences, diten e ngadhenjimit tone mbi narkoshtetin e Norieges! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here