Ndryshimet Kushtetuese, reagon Ambasada amerikane

0
158

Ambasada amerikane ka reaguar sot për ndryshimet Kushtetuese dhe debatet ku janë përfshirë palët politike në vend.

Përmes një statusi në faqen e saj zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane thotë se mbështet opinionin ligjor të OPDAT dhe EURALIUS i ka dhënë parlamentit.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta” nënvizon Ambasada amerikane.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT do të bënin një intepretim ligjor ku sugjeruan që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk mund të qëndrojë në detyrë përtej datës 7 dhjetor, datë kur i përfundon mandati. Ata sugjerojnë që prokurorin e ri të përkohshëm duhet të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë siç parashikon neni 109 i ligji për prokurorinë dhe Parlamenti duhet ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë votash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here