Metodologjia evropiane korrigjon INSTAT-in, çmimet u rritën 3.2%

0
113

Rritja mesatare e çmimeve gjatë vitit 2017 ka qenë 3.2 për qind, sipas metodologjisë së Eurostat. Kjo shifër është 1.2 pikë përqindje se inflacioni mesatar i përllogaritur nga INSTAT më 20107 që rezultoi 2%. Edhe sipas metodoligjisë së Eurostat, rritja e çmimeve është ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2017 ishte 2,4 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,5 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1 %, “Transport” me 1,5 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, etj. IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); iHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here