Manja: Ja çfarë parashikojnë ndryshimet e rregullores për arrestimin e deputetëve

0
158

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja, thotë se për ndryshimet e rregullores së Kuvendit ishte rënë dakord me opozitën dhe ndryshimet Kushtetuese duhet të reflektohen edhe në rregullore.

Manja tha se kërkesa për arrestimin e një deputeti me ndryshimet kushtetuese i drejtohet Këshillit të Mandateve dhe ky ndryshim duhet reflektuar edhe në rregullore. Ai tha se sipas ndryshimeve të reja edhe votimi bëhet i hapur ndërsa në rregullore ka ngelur se duhet të bëhet i fshehtë.

“Ndryshimet në rregullore reflektojnë ndryshimet kushtetuese, ishte një alertim i kotë i opozitës, mua më la shije se kërkon që të gjejë kauza të paqena para protestës. Çfarë ka për tu reflektuar në rregullore?

Ju e patë që në mbledhjen e fundit kërkesa për heqjen e lirisë së një deputeti e bën Prokurori i Përgjithshëm, por me ndryshimet kushtetuese kërkesën për arrestim Prokurori ia drejton Këshillit të Mandateve, duhet reflektuar ky ndryshim.  Kushtetuta e re parashikon se votimin kur kërkohet arrestimi i deputetit bëhet me votim të hapur, ndërsa në rregullore kishte ngelur votimi i fshehtë.

Keqardhje ndiej për ata që janë juristë. Edhe ne edhe opozita e kemi detyrim kushtetues që ti reflektojmë ndryshimet kushtetuese edhe tek rregullorja”, tha Manja, ndërsa u shpreh se pret edhe konsensusin e opozitës për ndryshimin e rregullore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here