Kthehet deportiv nga Italia me emër të rremë, arrestohet i dënuari. Emri-Foto

0
124

Ishte kthyer deportiv nga Italia nën emrin Kristian Deda, por policia arriti të zbulojë që bëhej fjalë për 41-vjeçarin Agron Lleshaj nga Mamurrasi, të dënuar me 18 vite burg, për vjedhje me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve zyrtare, Kristian Deda, 41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian.

Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi,dhe pas katër orësh hetime zbuluan se bëhej fjalë për Lleshaj.
Ky i fundit është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në 2001, me 18 vite burg. 41-vjeçari iu dorëzua policisë së Kurbinit.

Agron Lleshaj, me 9 prill të 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here