Korça e blinduar nga forcat e policisë: Minstri Bushati “mirëpret” ministrin e Jashtëm grek Nokos Kotsias

0
353

Rreth orës 14.30 ka mbërritur në qytetin e Korçës, ministri i Jashtëm grek Nokos Kotsias.

Autokolona shoqëruese ka hyrë në qytet dhe i është drejtuar hotelit, ku do të zhvillohen bisedimet me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Qyteti vazhdon të jetë i gjithi i mbushur me forca të shumta sigurie të mbërritura edhe nga Greqia, madje në rrugët e Korçës janë parë edhe autoblinda të policisë.

Ky takim mes dy ministrave të Jashtëm bëhet në vijim të atij të Kretës, ku u vendosën piketat për një marrëveshje të gjerë mes dy vendeve me synim zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë pasur historikisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here