Greqi, arrestohet shqiptari që trafikonte kokainë

0
124

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia helenë me akuzën e trafikut të kokainës dhe hashashit. Siç raportojnë mediat greke operacioni është zhvilluar në Halkidiki ku janë sekuestruar 79 gram kokainë dhe rreth 1 kg kanabis i papërpunuar.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka fituar sasi të konsiderueshme parash nga trafiku i lëndëve narkotike.

Gjithashtu shqiptarit iu konfiskua edhe një sasi prej 1280 euro, para të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës, një peshore elektronike,  një thikë dhe 4 telefona celulare

I arrestuari jetonte në zonën e Halkidikisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here