Braimllari: Shqiptarët janë të lodhur nga Rama, 27 janari do të këtë protestë mbarkombtarë

1
130

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se porsa i takon protestës së 27 Janarit jemi në një tur takimesh jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

“Protesta do të jetë qytetare, pasi ajo që kemi parë deri më tani nga takimet e zhvilluara, është mbështetja e qytetarëve ndaj protestës. Qytetarët janë të lodhur nga qeveria Rama, janë të lodhur nga mungesa e sigurisë, varfëria dhe mungesa e shpresës. Kjo ka ndikuar në largimin nga Shqipëria të mijëra të rinjve dhe të rejave që duket se nuk shohin shpresë”, tha Braimllari.

Deputeti i LSI-së tha se brenda strukturave të kësaj partie është ngritur një grup pune lidhur me përgatitjet për protestën, por nga ana tjetër kemi pasur koordinim me deputetë dhe Sekretarin Organizativ të PD-së, Enno Bozdo.

“Kjo do të jetë një nga protestat më masive që ka parë ndonjëherë ky vend, pasi më 27 janar do t’i bashkëngjiten protestës, edhe qytetarët që s’kanë lidhje me PD, LSI apo parti të tjera të opozitës.

Ka ardhur momenti që të bashkohen të gjitha arsyet sepse shqiptarët duhet të protestojnë kundër një Kryeministri të inkriminuar, të lidhur me drogën dhe trafikun e saj”, tha Braimllari. Sipas tij, protesta do të jetë mbarëkombëtare, pasi ka qytetarë që kanë dalë dhe po protestojnë kundër kësaj qeverie, sikundër janë naftëtarët, studentët e fakultetit të mjekësisë. “Këto janë protesta që s’kanë lidhje me politikën, por tregojnë reagimin e shqiptarëve kundër kësaj qeverie që nuk ofron asnjë shpresë”, tha Braimllari.

Në vijim ai shtoi se alternativa që ofron opozita është në mbështetje të shqiptarëve të thjeshtë, jemi më afër qytetarëve, jemi në luftë të hapur me drogën dhe konçensioneve që po jep Edi Rama. Sipas tij, kjo qeveri ka një mision shumë të qartë: varfëro shqiptarët në maksimum, jep konçensionet te miqtë e Kryeministrit dhe më pas bli votat e shqiptarëve në zgjedhje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Rama eshte nje gomar classic por edhe Basha nuk eshte sh larg debilit, prandaj nuk ka shprese ne kete klase politike ( Berishe, Basha, Rama, Meta, Ruci, Monika etj….)
    te paturpshme dhe antikombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here