Borxhi publik mbetet në nivele skandaloze

0
310

Qeveria mbetet e vendosur të ulë borxhin publik por objektivi për të prekur një nivel nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk do të jetë së afërmi. Në rishikimin që i ka bërë kuadrit makorekonomik dhe fiskal për tre vitet e ardhshme, ulja e nivelit të borxhit publik, është ngadalësuar në raport me kuadrin e miratuar një vit më parë. Në vitin 2017 qeveria parashikonte që borxhi të ishte 68.9 për qind e PBB por në kuadrin e ri pranohet se ky nivel është 71.5 për qind. Nga ana tjetër për vitin aktual qeveria parashikonte sipas kuadrit të vjetër 2018-2020 një borxh publik në nivelet 66.3 për qind por në fakt kuadri i ri e parashikon 68.7 për qind.

Edhe për vitin 2019 diferenca e projeksioneve të qeverisë rezulton me një rritje 3.6 për qind nga parashikimi i vjetër tek ai i ri dhe e njëjta diferencë më e thelluar prej 3.9 për qind rezulton edhe për vitin 2020. “Konsolidimi fiskal dhe reduktimi i borxhit publik është thelbësor për uljen e risqeve makroekonomike, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike. Ky konsolidim  fiskal synon që niveli i borxhit publik si raport ndaj PBB-së të vijojë trajektoren e sigurt rënëse të nisur që në vitin 2016. Borxhi publik pritet që të bjerë rreth nivelit 66.4 për qind të PBB në 2019, 63.5 për qind në 2020 dhe më tej në 59.9 për qind në vitin 2021” thuhet në dokumentin e qeverisë

Rritja ekonomike është rishikuar në rritje me 0.1 për qind nga parashikimi i kuadrit të 2017 në atë të 2018-ës. “Ekonomia pritet të vazhdojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet të vijojë të qëndrojë mbi nivelin prej 4% edhe gjatë tre viteve të tjera 2019-2021, madje duke vijuar ende një përshpejtim, megjithëse marxhinal, edhe gjatë këtyre viteve. Më konkretisht, rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin prej 4.3% në vitin 2019 nga 3.9% e parashikuar për 2017 dhe 4.2% për   2018. Edhe në dy vitet e tjera 2020 dhe 2021 ajo parashikohet të vijojë të përshpejtohet marxhinalisht me rreth 0.1 pikë përqindje në çdo vit, respektivisht në 4.4% në vitin 2020 dhe 4.5% në 2021” thuhet në dokument. Qeveria parashikon që rritja të gjenerohet kryesisht nga konsumi privat dhe investimet por edhe eksportet duket se do të kenë ndikimin e tyre pozitiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here