Afera e Armos kërkon investigim serioz, te cilin qeveria i frikohet ndaj emëron prokuror të përkohshëm dhe nuk do krijimin e SPAK.

0
154

Për më shumë se katër vite ne si opozitë kemi ngritur akuzën se qeveria po rrit progresivisht taksën për biznesin e ndershëm dhe po lejon evazionin fiskal për bizneset pranë saj. Këtë politikë anti-biznes e kanë faktuar jo vetëm raportet ndërkombëtare, duke filluar nga Doing Business e deri tek institucionet prestigjoze ndërkombëtare si FMN, por edhe të dhënat e fundit që kanë raportuar mediat në vend.

Rafineria e naftës ARMO është një shembull i mirë që na dëshmon dhe na tregon se si qeveria ka adaptuar një politikë klienteliste dhe se si taksat e ngritura rëndojnë mbi qytetarin dhe biznesin. Kompania që mori ne shfrytëzim rafinerinë e naftës së Ballshit është sigurisht një nga të preferuarat e kryeministrit. Sipas raportit të doganave kjo rafineri ka prodhuar mbi 184 mln litra naftë duke e shpërndarë atë në treg për vitin 2017. Detyrimi që kjo kompani duhet të paguante në arkat e shtetit është i barabarte me 110 mln euro nga të cilat kompania ka paguar vetëm 50 mln euro ndërkohë që mbi 60 mln euro nuk janë paguar.

Vlera e papaguar e kompanisë ka në përbërje të saj TVSH-në (2.4 mld lekë), Taksën e Qarkullimit (4.9 mld lekë) dhe Taksën e Karbonit (552 mln lekë). Çuditërisht kompania që u promovua nga kryeministri sot nuk është në gjendje të paguajë as taksën e qarkullimit që brenda katër viteve u rrit me 20 lek/litër duke rritur dhe çmimin e karburantit për qytetarët. Ndërkohë që 90% e shqiptarëve vazhdojnë të kenë produkte gjithnjë e më të larta si pasojë e taksave të ngritura oligarkët pranë kryeministrisë i vjedhin buxhetit të shtetit përmes mospagimit 60 mln euro. Pa llogaritur 100 milionë të tjera që iu falën me ligjin e faljeve duke e bërë Armo-n përfituesin më të madh të faljes së taksave. Apo më saktë, pronarët miq të kryeministrit që përfituan nga falja e tyre.

Mbas disa thirrjeve të opzitës për të dhënë informacion për situatën, qeveria sigurisht preferoi të bënte atë që bën më mirë, të gënjejë. Në dhjetor mbasi denoncova rastin, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri deklaruan se situata u zgjidh dhe nuk do të kishte më probleme. Ditën e hënë në komision të ekonomisë kërkova përsëri informacion dhe askush nuk tha që 1200 naftëtarë do të hidheshin në rrugë.

Pa u tharë ende fjala e lëshuar në komision, ministri Ahmetaj i ftoi të rregjistroheshin si të papunë punonjesit. Qeveria pasi i shfrytëzoi, u mori votat tani I nxjerr mes katër rrugëve. Madje më keq, me cinizëm i fton që të rregjistrohen në zyrat e papunësisë së përhershme.
Kjo është oligarkia e instaluar nga një qeveri që investimin e saj në ekonomi e ka fokusuar tek droga, koncesionet dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit dhe pasurive në duart e bizneseve që janë të lidhura me të. Këtë trekëndësh e mban në këmbë kjo qeveri dhe për sa kohë të ekzistojë për aq kohë edhe gjendja do të jetë e tillë, ku çdo shqiptar jashtë oborrit do t’i duhet të paguajë paratë dhe taksat e klientit.

Vjedhja e Armos me përmasa të tilla brenda një viti, është veçse shembulli dhe mënyra se si po qeverisin. 1200 naftëtarët nuk mund të përdoren për t’i bërë presion qeverisë e më pas të hidhen në rrugë pasuritë publike i takojnë shqiptarëve dhe jo qeveritarëve. Afera e Armos kërkon investigim serioz dhe gjithëpërfshirës te cilin qeveria i frikohet ndaj emëron prokuror të përkohshëm dhe nuk do krijimin e SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here