A shkakton autizëm vaksina kundër fruthit? Ja përgjigj-ja e Dr.Liri Berisha

0
294

Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza. Ajo ka vaksinuar dy fëmijët e parë, të dy djem, por refuzon të vaksinojë vajzat, sepse fajëson vaksinën e fruthit për autizmin e djalit të dytë.

“Unë jam e bindur se vaksinimi është proces i dëmshëm, sepse e kam pësuar me fëmijën e dytë me vaksinën e fruthit, për këtë arsye fëmija im është dëmtuar, ka kaluar autizëm. Dhe unë nuk dua ta kaloj me të njëjtën situatë me fëmijën e tretë apo të katërt. Analizat që i bëra djalit tim në Itali, doli i intoksikuar me mërkurë shumë të lartë”, shprehet Monda Qyshka.

Mjekja e njohur Liri Berisha, e cila prej vitesh merret me çrregullimin e spektrit autik te fëmijët, e hedh poshtë me forcë këtë argument, në një intervistë telefonike për Top Channel.

“Polemikat për vaksinën, sikur vaksina e fruthit shkakton autizëm kanë qenë të shumta. Personalisht duke e parë në këndvështrimin tim si mjeke fillimin e përdorimit të vaksinës do ta konsideroja një revolucion të vërtetë. Jam e bindur se vaksina e fruthit nuk e jep këtë çrregullim. Ka shumë fëmijë autik jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën që nuk janë vaksinuar dhe kanë autizëm. Ndaj i bëj nënave një mesazh që kush nuk e ka bërë vaksinën e fruthit të vrapojë e ta bëjë me patjetër, është e domosdoshme”, shprehet Liri Berisha, Pediatre/Kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.

Por njëra prej vajzave të Mondës, ajo që është në moshë parashkollori, përballet tani me ndalimin për të shkuar kopsht. Në Drejtorinë arsimore Tiranë duken të vendosur të zbatojnë ligjin, që ndalon frekuentimin e institucioneve arsimore dhe paraarsimore nga fëmijë të pavaksinuar.

“Sigurisht qe kopshti është treguar shume bujare, duke regjistruar fëmijën pa kartelën e vaksinave. Një fëmijë 5-vjeçare i pavaksinuar, sigurisht që detyrimi ligjor i prindit është që të kthehet e të bëjë vaksinat e fëmijës. Ky është kusht i domosdoshëm për të shkuar në kopsht, për të siguruar mirëqenien, mirërritjen dhe sigurinë e fëmijëve të tjerë, që janë pjesë e atij kopshti apo tek të gjithë kopshtet e Tiranës”, shprehet Arjola Byzyka, Drejtore , DAR Tiranë.

Por Monda vazhdon të jetë e vendosur për të mos ia bërë vaksinën e fruthit vajzave.

“Do zgjidhja një formë tjetër arsimimi ose një shtet tjetër që mua më garanton arsimimin e fëmijës dhe mos bërjen e vaksinave”, thotë Monda Qyshka, prind.

Vendet e Bashkimit Europian apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjime të ndryshme për vaksinat, por zakonisht fruthi futet te vaksinat e detyrueshme apo fort të këshillueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here