A ka lidhje me autizmin vaksina kundër fruthit?

0
225

Në një kohë që të paktën 19 fëmijë rezultojnë të prekur nga virusi i Fruthit, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se nuk ka vend për panik, pasi nuk kemi të bëjmë me një epidemi.

 

 

Por ajo që vihet në dukje është fakti se 70% e të prekurve janë fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar kundër Fruthit.

Arsyeja kryesore e mosvaksinimit lidhet me frikën e prindërve të tyre se kryerja e vaksinës MMR shkakton autizëm. Këto teori janë hedhur vitet e fundit pas zbulimit nga shkencëtarët se fëmijët e prekur nga sëmundja e autizmit kishin sasi të madhe mërkuri në trup, duke hedhur hipoteza se vaksina që bëhet në moshën 1 vjeç, MMR, është një faktor indikues pasi ka përmbajtje mërkuri.

E në mes të këtyre dyshimeve, specialistja e ISHP-së shprehet se nga studimet e fundit në këtë drejtim nuk është faktuar që kjo vaksinë lidhet me autizmin.

“Një nga studimet më të rëndësishme i kryer në 2015-ën që vëzhgoi fëmijët me autizëm dhe vëllezërit dhe motrat e tyre, doli në konkluzionin se vaksina s’kishte lidhje me autizmin. Shumë institucione të rëndësishme ndërkombëtare siç është edhe Instituti amerikan i Mjekësisë konfirmojnë të njëjtën gjë”,- thotë Bino.

Por mjekja bëri edhe një njoftim të rëndësishëm për të gjithë prindërit që mendonin se shtyrja e vaksinës minimizonte rrezikun e mundshëm të prekjes nga autizmi, duke thënë se “Shtyrja e vaksinës nuk ka asnjë lloj vlere. Ky është mit. Prindër me nivel të caktuar intelektual mendojnë që ushqyerja dhe veshja e mirë të ndihmojnë, por ja që rasti tregoi se nuk është tamam ashtu”,- shtoi Bino.

Zonja Bino tha ndër të tjera se në të gjithë vendin ka rreth 1200 fëmijë të pavaksinuar, që mund të rrezikojnë të preken nga Fruthi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here