4 mld lekë dëm, Tatimet çojnë në Prokurori 54 raste, 72 të hetuar

0
177

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturat në varësi të saj, njofton se në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqsore në vend gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, për disa vepra penale.

Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë. Dëmi financiar i shkaktuar si pasojë e këtyre veprave penale përllogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë.

Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale që përfshijnë

-Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë.

-Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872 lekë.

-Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë.

Janë referuar edhe 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë.

“Për të gjithë rastet e sipërcituara është arritur të bëhet dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë së paligjshme të këtyre subjekteve. Në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit dhe dërgimin e autorëve për gjykim nga organet e drejtësisë”, njftojnë Tatimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here