Shet gjakun për të ushqyer fëmijët/ I ndihmon këngëtari i njohur

0
302

Gjendja e rëndë ekonomike ka mbërthyer familjet shqiptare. Janë të shumta familjet që jetojnë në kushte ekstreme dhe nuk arrinë të sigurojnë as bukën e gojës. Tani kemi një rast të një familjeje nga Lapraka e Tiranës.

Mbrëmjen e sotme ka nisur emisioni më i ri në News24 ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ i drejtuar nga Ola Bruko. Në emision u trajtua rrëfimi i dhimbshëm i një babai me dy fëmijë të sëmurë në Laprakë të Tiranës, i cili tregoi se jeton në varfëri të skajshme dhe ka shitur gjak për t’u siguruar atyre ushqim. Tana dhe Arbër Krantja, mund të quhen me plot gojën prindër fatkeqë. Të dy djemtë e tyre, Noeli 2 vjeç dhe Antjoni 4 vjeç, janë të sëmurë.

“Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve. Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë. I kam pasur në spital fëmijët. I vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”- thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje. Djali i madh më thoshte dua bukë, ai i vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime. Prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”- thotë ai.

Pasi publiku u njoh me historinë e dhimbshme të familjes Krantja, Sidrit Bejleri ka marrë përsipër sigurimin e gjërave jetike për familjen. Ai mori përsipër të paguajë edhe qiranë për familjen. Sakaq edhe Elvis Naçi u shpreh se me fondacionin do jemi pranë kësaj familjeje. Edhe bashkëshortja e Sidrit Bejlerit, Meri u shpreh se mbështet iniciativën Sidritit.

“Përshëndetje, mirëmbrëma Sidi. Unë i kam paraprirë idesë për të ardhur në këtë familje për ta ndihmuar me aq sa kemi mundësi. Unë e di që do kishe qene pro edhe sikur ta kishe diskutuar me mua, unë e di atë që mendon dhe dëshiron.  U emocionova kur erdha dhe jam e emocionuar më mirë qe nuk ishe i pranishëm pasi do emocionoheshim më shumë bashke. Të dua fort për këtë pune,  e di që do ishe në të njëjtën ide që jam dhe unë që të kemi sa më shumë mundësi të ndihmojmë dhe te marrim sevap dhe te ndihmojmë ata qe kane nevojë. Kaq, tani do ikim bashkë me fëmijët të shkojmë tek lodrat…”– tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here