Sot dhe nesër i ftohtë i acartë! Njihuni me parashikimin e motit

0
239

Dita e enjte do të jetë e kthjellët por e ftohtë, ndërsa sërisht e premtja sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Rënia e temperaturave e nisur gjatë natën fillon duke kulmuar mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta. Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore.

Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërisht një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here