Standard.al

Shkodër/ Rrëshqitjet e dherave dhe gurëve bllokojnë rrugën për 12 orë

0

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në zonën e Shkodrës. Si pasojë e reshjeve të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë.

Mësohet se masive të mëdha dheu kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Prekal, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Mësohet për rreth 30 automjete kanë mbetur të bllokuar për rreth 12 orë. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe të mirëmbajtjes, të cilët punuan për pastrimin e rrugës, dhe mundësimin e lëvizjes së mjeteve.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve u rruga, duke lënë në pritje dhjetëra automjete, si dhe duke bllokuar lidhjen e fshatrave me njëri-tjetrin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.