Rritet numri i fëmijëve të prekur nga fruthi

0
126

Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 4 raste të reja me Fruth në Pediatrinë e QSUT, çka e çon në 17 numrin e të infektuarve nga virusi ngjitës.

Burime për “News 24” nga Shërbimi Infektiv thonë se gjendja e 11 fëmijëve që mbahen ende të shtruar në pavijon është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik. Më rëndë paraqitet situata shëndetësore për dy fëmijë që kanë patur komplikacione të rrugëve respiratore, pneumoni, porse edhe në këtë rast mjekët thonë se nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë mësohet se 6 fëmijë të kuruar me Fruth kanë lënë spitalin.

Fëmijët e prekur nga virusi i Fruthit janë të gjithë nën moshën 3 vjeç e mes tyre ka edhe fëmijë nën dy vjeç të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila të mbron 100% nga Fruthi, shytat dhe rubeola.
Shkak për mosvaksinimin në moshën 1-vjeçare të fëmijëve janë prindërit që mendojnë se vaksina shkakton efekte anësore të spektrit autik. Mes prindërve që nuk i vaksinojnë fëmijët ka edhe besimtarë të disa sekteve brenda besimit islam që mendojnë se vetë vaksina është përhapës i sëmundjeve të rënda.

Po ndërsa shërbimi i Urgjencës në Pediatrinë e QSUT po përballet me një fluks tepër të lartë urgjencash në qendrat shëndetësore të Tiranës nuk ka pacient. Kjo edhe pas vendimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka urdhëruar 4 qendra shëndetësore në Tiranë, numër 6, 7, 8 dhe 10, që të kalojnë me shërbim pritës 24 orë për urgjencat mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here