Një person tenton të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë, shkak është bërë…

0
160

Një person tenton të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë në Lundër. Ngjarja në fjalë është regjistruar pranë një qendre tregtare në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Skender Dodën.

Të njëjtat burime theksojnë se shkak është bërë fakti se banesa e tij është dëmtuar nga rreshkitja e tokës, ndërsa ai apelon për ndihmë.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për ‘News24’ Skënder Doda tha se ka hipur në shtyllën e tensionit sepse i rrezikohet prona. Doda pohoi se një firmë ndërtimi po i cënon tokën e tij, pasi aty do të bëhen punime për kolektorin. Ai u tregua i vendosur se nuk do të zbresë deri në momentin kur t’i sigurohet një zgjidhje ligjore.

“Protestojë se po më dhunohet prona. Kam kërkuar prej dy vitesh ndihmë. Po bëhet një rrugë lidhëse. Nuk më është treguar asnjë projekt, se ku do të kalojë rruga. Nuk mund të flas shumë gjatë, pasi jam në rrezik. Kontaktoni me vëllain tim. Me mua po negocionin shefi i komisariati, e shoh, poshtë është. Mendohet se do të na ndihmojnë, por se dëgjoj shumë. Në momentin që më premtohet se do të zgjidhet në rrugë ligjore, do të zbresë. Në pronën time po punon firma ndërtuese”, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një dokument që tregon se toka nuk është në pronësi të zotit Skënder Dodës, por në pronësi të një personi tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here