Kreu i gjykatës në Shkodër, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë…

0
176

Kreu i gjykatës së rrethit gjyqësor në Shkodër, Arben Zefi i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim disiplinor ndaj tij, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

 

 

Kreu i gjykatës Arben Zefi i është përgjigjur ministres duke i thënë se vendimi për Artan Draganin është në vitin 2012 ndërsa postin si kryetar i gjykatës e ka marrë në fund të 2014-ës. Pas marrjes së kësaj detyre kreu Zefi thotë se ka nxjerrë një urdhër të brendshëm në mënyrë që të gjitha vendimet e këtij lloji të dërgoheshin në zyrën e gjendjes gjyqësore sepse deri atëherë ka patur me qindra të padërguar.

Kjo ka bërë që të largojë nga puna kryesekretarin e atëhershëm. Kryetari i gjykatës nuk është në dijeni nëse vendimi për shtetasin Artan Dragani është dërguar apo jo në zyrën e gjendjes gjyqësore duke qenë se e ka nxjerrë urdhrin e brendshme që këto vendime të dërgohen. Nga ana tjetër mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni. Kryetari i gjykatës i ka bërë me dije gjithashtu se rasti në fjalë do të konstatohet për të parë se çfarë ka ndodhur.

 

 

 

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here