Kasmi fton ambasadorin në protestë: “Don! Hajde në protestën e 27 janarit!”

0
196

Një thirrje publike i është bërë sot ambasadorit amerikan Lu, i cili ka kërkuar peshqit e mëdhenjë në pranga, por nuk po duken as prangat e as peshqit.

Në një intervistë të dhënë për gazetën Dita, ambasadori i SHBA-së Donald Lu, sot kërkonte nga qeveria të dinte se ku ishin ‘peshqit e mëdhenj’ që ishin premtuar pak javë më parë.

Ishte vetë ambasadori Lu i cili deklaroi në një takim se ‘në Janar do të kishte arrestime të peshqve të mëdhenj’. Dje qeveria në mënyrë të papritur ka propozuar një ligj që i mbron peshqit e mëdhenj nga arrestimet.

Ligji është depozituar në Kuvend ndërsa sot kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se PD e aleatët në opozitë janë kundër propozimit të qeverisë së Edi Ramës.

Nuk ka vonuar dhe kryeredaktori i gazetares Rilindja Demokratike, Blendi Kasmi ka shkuar edhe më tej. Ai e ka ftuar ambasadorin Donald Lu që ti bashkohet protestës së opozitës në 27 janar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here