Inter largon dy futbollistë

0
169

Joao Mario dhe Gabigol ishin dy përforcimet më të bujshme të Interit në merkaton e verës së 2016-ës, madje në orët e fundit të saj.

Që të dy kushtuan më tepër se 70 milionë euro, por kur ka kaluar 1 sezon e gjysmë, asnjëri nuk ka arritur të justifikojë investimin dhe të sigurojë vendin te zikaltrit.

Joao Mario erdhi si kampion Europe me Portugalinë dhe Interi pagoi plot 45 milionë euro për të, por portugezi ka rezultuar një dështim dhe pavarësisht mundësive të panumërta, asnjëherë nuk ka arritur të jetë bindës dhe i qëndrueshëm në lojën e tij.

E njëjta situatë vlen edhe për brazilianin Gabigol ,që erdhi nga Santosi dhe pas një sezoni u huazua te Benfica, por edhe atje nuk arriti të gjejë formën e tij më të mirë.

Tani zikaltrit po negociojnë shitjen e tyre, me Gabigolin që është shumë pranë një rikthimi te Santosi, atje ku edhe shkëlqeu.

Formula do të jetë ajo e huazimit të thjeshtë për 6 muajt në vijim, me qëllim që futbollisti të rigjejë fushën dhe minutazhin në këmbë.

E njëjta situatë është edhe me numrin 10 të zikaltërve, Joao Marion, që ka kërkuar më shumë minuta, por në fushë nuk po tregon se i meriton ato.

Zikaltrit janë duke negociuar me West Hamin për një huazim të portugezit, të paktën deri në fund të sezonit, me shpresën se do të tregojë përmirësim në formën e tij dhe do të ketë treg në merkaton verore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here