FOTO/ Ironia epike e “senatorit” socialist me Veliajn: Edhe unë e mbolla një ulli, por..

0

Ish-deputeti socialist për 27 vite Nakim Dokle, i përjashtuar nga lista e PS në zgjedhjet e fundit, ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një fotot në “Facebook”, Dokle shfaqet me një lopatë në dorë, pranë një peme ulliri, ndërsa në komentin që shoqëron fotografinë shkruan:

“EDHE UNE E MBOLLA SOT NJE ULLI… (Ne kopesht, jo ne televizor)”.

Ironi kjo ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka nisur një fushatë ku u bën thirrje banorëve të kryeqytetit të mbjellin pemë. Ndërsa vetë poston vazhdimisht në rrjetet sociale imazhe ku duket duke mbjellë pemë.

Veliaj është kritikuar shpesh për shpërndarjet e kronikave të gatshme medieve, që janë transmetuar si aktuale në kohë kur ai nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Lini nje pergjigje