FOTO/ 23 vjeç dhe aksioner në 2 kompani, kjo është “bisha” e bardhë e djalit të Vangjush Dakos

0
440

Xhulio Dako është djali 23-vjeçar i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos.
Megjithëse kaq i ri në moshë ai është aksioner në dy kompani të rëndësishme, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin.

Në kompaninë e parë, të quajtur “DB Wash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë. Nuk dihet lidhja e djalit të Dakos me këta shtetas të mëdhenjë në moshë, por sipas bilanceve të siguruara nga Tpz.al, rezulojnë se kenë qarkulluar qindra miliona lekë në harkun e 3 viteve të fundit.

Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Wash International”, me kapital 20 000 lekë. Edhe aksionerët e tjerë kanë deklaruar vlera qesharake në kapital, por bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve flasin për tjetër gjë.

Fitimet e kompanisë “DB Wash International”, të nxjerra nga TPZ.al, bilancet që vetë kjo kompani ka deklaruar, e krijuar 25/03/2014 kapin vlerën e:

Viti 2014: 22.876.057 Lekë (të reja)

Viti 2015: 56.850.124 Lekë (të reja)

Viti 2016: 72.101.360 Lekë (të reja)

Pra, një kompani e sapo krijuar në vitin 2014, ka arritur të nxjerrë fitime deri në 1.4 miliard lekë, ku pjesë është edhe djali 22-vjeçar, i Vangjush Dakos. “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).

Pas suksesit me kompaninë e parë, 23-vjeçari Xhulio Dako lidhet ngushtë me 54-vjeçarin Tomi Ismailati. Të dy këta, bashkë me dy italianë të tjerë. hapin një biznes në vitin 2016, “Artic Group”, kësaj here në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, molusqeve dhe frutave të detit. Djali i Vangjush Dakos, bëhet 35% aksioner, ndërsa brenda vitit të parë, arrijnë të qarkullojnë 34.233.202 lekë (të reja), rreth 300 mijë dollarë nga shitjet dhe shpenzimet.

Mesa duket fati i ka buzëqeshur 22-vjeçarit, Xhulio Dako, djali i kryebashkiakut të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Durrësit. Xhulio njihet mirë në qytetin bregdetar, jo për bizneset e tij, por për jetën luksoze që ai bën.

Ai ka në pronësi një makinë të tipit të fundit ngjyrë të bardhë.

Një Panamera super të shtrenjtë që një moshatar i tij, do ta ëndërronte ndërkohë që bën një punë ku nxjerr fitime të zakonshme.

Makina “Porsche Panamera White Storm” kap një shifër të frikshme prej rreth 200 mijë eurosh.

Fotoja siguruar nga faqja e njohur në Instagram “Rich Kids Tirana”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here