Edhe një ditë tjetër pushim për administratën shtetërore, ja cila datë do të jetë

0
212

Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore vjen një lajm i mirë, pasi do tu shtohet edhe një ditë pushim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva.

Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here