Bushati takohet me ministrin Kotzias, ja çështjet që diskutohen

0
115

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen këtë fundjavë në Korçë, për të vijuar raundin e dytë të bisedimeve mbi çështjet e hapura të karakterit historik dhe aktual.

Burimet zyrtare pranë ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se bisedimet do të nisin të premten në mesditë dhe pritet të mbyllen të dielën, duke synuar tu japin zgjidhje çështjeve të mprehta që datojnë mes Shqipërisë e Greqisë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Bisedimet në Korçë zhvillohen dy muaj pas takimit dy palësh në Kretë, ku ministrat  Bushati dhe Kotzias u takuan të asistuar nga ekipet negociatore, por pa dhënë detaje për pikën ku kanë mbërritur çështjet e shtruara në tryezë.

Mekanizmi i bisedimeve mes dy vendeve u krijua dy vjet më parë, dhe palët janë shprehur për progres duke i rezervuar publikut dhënien e detajeve për çështjet që kanë përparuar në negociata gjatë muajve të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here