Bayern Munchen/ Dy yjet e tij në dyshim për të ardhmen

0
151

Ndodh shpesh që futbollistët të shqetësohen për të ardhmen e tyre, kur janë në prag të përfundimit të kontratës, por ky nuk është rasti i Arjen Robben.

Marrëveshja e sulmuesit me Bayernin e Mynihut përfundon në fund të këtij sezoni, por pavarësisht se holandezi pranoi se mes tij dhe klubit gjerman nuk ka pasur asnjë diskutim për rinovimin e kontratës, lojtari shprehu se kjo situatë nuk përbën shqetësim për të.

33-vjeçari shtoi se pavarësisht momentit ku ndodhet, ndihet i qetë dhe është i fokusuar vetëm te loja, për të dhënë më të mirën e tij në fushë.

Robben nuk është i vetmi sulmues për të cilin bavarezët janë në mëdyshje, pasi e njëjta gjë po ndodh edhe me Franck Ribery, kontrata e të cilit përfundon në të njëjtën kohë me holandezin.

Nga ana tjetër, babai i këtij të fundit dhe njëkohësisht edhe agjenti i tij, ka zbuluar se ka disa skuadra që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e 33-vjeçarit.

Në lidhje me klubin numër një të kampionatit gjerman, Hans Robben është optimist se herët apo vonë do të vijë edhe oferta e rinovimit.

Arjen Robben iu bashkua Bayernit në vitin 2009 dhe deri më tani regjistron 274 paraqitje, në të cilat ka realizuar 134 gola në të gjitha kompeticionet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here