VIDEO/ Basha: Rama po pengon arrestimin e peshqve të mëdhenj!

0
108

Partia Socialiste ka paraqitur propozimet e saj në lidhje me ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në aspektin e kërkesave që mund të paraqiten në parlament për arrestime deputetësh apo ministrash. Këtë nismë, Basha e cilësoi një lëvizje të Ramës për mbrojtur peshqit të mëdhenj.

“Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm gjoja si rregullore për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj tani ata të kënaqen me cironka” deklaroi Basha jashtë selisë së PD-së.

“Edi Rama ka vendosur që të jetë gjyqtari. Prokuroria apo SPAK-u të paraqesin prova dhe më pas të vendosë Edi Rama se kush duhet të arrestohet. Edi Rama kërkon të kthejë në ligj modelin e mbrojtjes së Saimir Tahirit”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1756569494394224/?notif_id=1516272647335402&notif_t=live_video_explicit

VIDEO

Çfarë parashikon nisma e PS-së?

Propozimi për ndryshimin e rregullores vjen në një kohë kur është paralajmëruar hetimi i atyre që Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i quan “peshqit e mëdhenj”. Sipas socialistëve, ndryshimet synojnë të përputhin Rregulloren e Kuvendit me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012,  sipas të cilave deputetët apo ministrat nuk kanë imunitet në rastet e ndjekjes penale.

“Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme,  kontrollit  personal ose të banesës, i paraqitet  Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një  relacion të arsyetuar dhe të  shoqëruar  me  provat  që  mbështesin kërkesën”, thuhet në propozimin e socialistëve.

Për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit mjaftojnë 71 vota.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here