Banorët e fshatit Valare, Gjirokastër, kanë protestuar ndaj OSHEE

0
151

Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër, kanë protestuar ndaj OSHEE Gjirokastër, për mungesën e herëpashershme të energjisë elektrike.

Me dhjetëra banorë, janë grumbulluar para Nënstacionit të vjetër Elektrik i cili është ende funksional dhe që furnizon disa zona të Gjirokastrës mes të cilave edhe fshatin Valare me 800 banorë.

Në krye të tubimit ka qenë kryeplaku i fshatit Vladimir Proko i cili ka kërkuar shpjegime nga përfaqësues të OSHEE. Por pavarësisht protestave të qytetarëve, drejtori i OSHEE-së së Gjirokastrës Sokol Feruni, as që e ka vënë ujin në zjarr, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e protestuesve, të cilët kërkonin ta takonin.

Prezenca e banorëve të irrituar nga Valareja, ka alarmuar forcat policore të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Banorët e irrituar, kanë hedhur akuza ndaj OSHEE dhe drejtuesve të saj në Gjirokastër, veçanërisht ndaj drejtorit Feruni, të cilët sipas tyre, nuk po menaxhojnë siç duhet burimet e furnizimit me energji të këtij fshati pjesë e Lunxhërisë pavarësisht se janë pagues të rregullt të energjisë së konsumuar.

Ndërkaq nga OSHEE nuk ka asnjë reagim. Banorët e Valaresë, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse furnizimi me energji elektrike, do të jetë i mangët deri më sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here