Arrestohet miku i Emiljano Shullazit, për vendosje tritoli

0
273

Klajdi Gjeçi i arrestuar sot nga policia e Tiranës për vendosjen e tritolit në mjetin e biznesmenit të inerteve dhe i dënuar me burg për vjedhje nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihet si miku i Emiliano Shullazit dhe është arrestuar edhe më herët, më maj të 2015-ës për plagosjen e 18-vjeçarit, Mateo Zoga.

“Më datën 12.05.2015, rreth orës 15.30, në rrugën “Komuna e Parisit”, për morive të dobëta ka goditur me levë hekuri, duke i shkaktuar dëmtime serioze për shëndetin shtetasit Mateo Zoga, I datëlindjes 1997, lindur dhe banues në Tiranë” – bëjnë me dije burime pranë policisë. Në dhjetor të vitit vitin 2012, Gjeçi u arrestua për armëmbajte pa leje, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij iu gjet dhe iu bllokua një armë zjarri pa leje pistoletë. Kontrolli u krye në bazë të dyshimeve të policisë, pasi Gjeçi hetohej se kishte gisht në vendosjen e eksplozivit në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça më 8 dhjetor 2011.

Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata. Gjyqtari Kreshnik Omari arsyetoi se edhe pse policia i kishte gjetur dhe bllokuar një armë zjarri në banesë Gjeçit, kontrolli nuk ishte kryer në kushtet e flagrancës. Edhe sipas vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së Gjeçit, duhej të kishte pasur më parë një vendim gjykate. Ndërkohë që edhe në 2015-ënu la i lirë i dëmtuari tërhoqi padinë ndaj tij, duke dekalruar se mosmarrëveshjet mes tyre ishin sheshuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here