Vrasja e Emiljano Boçit, rrëfehet shoku i tij: Si ndodhi atentati

0

“Nuk ia kam idenë se kush mund të jetë autori”. Kështu është shprehur Melvin Disha, shoku i 32 vjeçarit Emiljano Boçi, i cili mbeti i vrarë me dy plumba në kokë, në një atentat në Tiranë 14 janarit.

Loading...

Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur viktima, shoku i tij sapo kishin hipur në makinën tip “Land Rover”, ku nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Melvin Disha.

Mësohet se në dëshminë e tij, Disha ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, por duke theksuar se nuk ka arritur t’i dallojë autorët.

“Pasi dolëm nga lokali u drejtuam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë te pazakontë. U ula te sedilja e pasme pas shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan. Kur më preku plumbi jam shtrirë në sedile dhe kam mundur të lëviz vetëm disa minuta pasi përfunduan të shtënat. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autori”

27- vjeçari është marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit të Traumës aty ku dhe po merr mjekim pasi mbeti i plagosur në shpatull gjatë së dielës pranë ish-Parkut të autobusëve.

Loading...

Lini nje pergjigje