Tronditëse! Vajzat e reja seks oral për 1 euro ose një panine

0

“Duhet të dalë në rrugë të prostituohem. Për një raport oral marr 1 dollarë”. Janë këto fjalët e një adoleshenteje nga Venezuela, e cila detyrohet të prostituohet për tu ushqyer.

Loading...

“Ti nuk e di çdo të thotë të zgjohesh në mëngjes e uritur. Kam dy javë që ha vetëm një banane. Atëherë çfarë të bëj?”, shton një 13-vjeçare.

Ajo rrëfen mes lotësh se prindërit nuk janë në gjendje që ta ushqejnë, kështu që detyrohet që të prostituohet.  Jetojnë në La Guaria, një qytet portal rreth 20 kilometër larg Karakas dhe rrëfimet e tyre u publikuan në një reportazh të “Telemundo”, si dëshmi për realitetin e vështirë të miliona venezuelianëve të prekur nga kriza e rëndë ekonomike që ka goditur vendin.

Sipas Oscar Misle, drejtor i ‘Cecodap’, një organizatë venezueliane që merret me rastet e abuzimeve të fëmijëve, janë rreth 45 mijë adoleshente të cilët kanë braktisur shkollën dhe kanë dalë në rrugë për të prostituuar, shkruan noa.al.

Tarifat për një raport seksual shkojnë nga 80 mijë në 160 mijë bolivares, ose thënë ndryshe nga 2 deri në 4 dollarë, por vajzat e intervistuara deklaruan se e bëjnë edhe vetëm për një panine për të ngrënë.

Në mars të vitit 2016, Presidenti i Vernezuelës Niocolas Maduro, udhëzoi një sërë qendrash që të shpërndanin për shtresat e varfra të popullsisë kuti me ushqime me një çmim minimal.

Por pavarësisht kësaj në supermarketet e Karakasit, klientët kanë nisur të blejnë edhe ushqim për kafshë, vetëm për të futur diçka në gojë. Ndërkohë sipas një investigimi të “El Universal”, blerja e ushqimeve për kafshë është bërë tashmë diçka e zakonshme, e cila i rrezikon seriozisht personat që e konsumojnë.

Përballë mungesës së ushqimeve, siç shkruan noa.al, janë shtuar edhe rastet e grabitjeve në ndërmarrje të ndryshme. Vetëm gjatë javës së kaluar, u publikua në rrjetet sociale një video, ku rreth 20 burra vrisnin me gurë një lopë në shtetin e Miranda, për të shuar urinë.

Varfëria dhe uria ka bërë që mijëra qytetarë të protestojnë në të gjithë Venezuelën. Katër persona humbën jetën gjatë javës së kaluar në Merida, gjatë një manifestimi kundër mungesës së ushqimeve.

E ndërsa Presidenti Maduro vijon të flasë për një “persekutim financiar” kundër vendit, venezuelianët detyrohen të prostituojnë, të hanë ushqim për qenë ose të sulmojnë fabrika ushqimesh për të mbijetuar.

Loading...

Lini nje pergjigje