Socialistët zgjedhin kandidatët për KLP e KLGJ, Bylykbashi: Damkë! Opozita nuk voton asgjë antikushtetuese

0
166

Vetëm me votat e socialistëve, në komisionin e ligjeve u votuan kandidaturave për KLP dhe KLGJ nga shoqëria civile. Deputeti demokrat Ored Bylykbashi u shpreh se “opozita nuk voton asnjë që është antikushtetuese”.

Komisioni parlamentar i ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të vendosur ngritjen e nënkomisionit “ad hoc” i cili do të kryejë procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve që vijnë nga radhët jo të Prokurorisë apo Avokatisë, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Gjithashtu u përzgjodhën anëtarët që vijnë nga radhët jo të Gjyqësorit, për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në komision është bërë vlerësimi i kandidaturave për KLP dhe KLGJ. Nga radhët e Shoqërisë Civile i plotësojnë kriteret për Këshillin e Lartë të Prokurorisë 3 kandidatë, ndërsa 12 janë përjashtuar. Ndërsa nga trupa e pedagogëve i plotësojnë kushtet 5 kandidatë, ndërsa 2 u përjashtuan. Po kështu, 7 kandidatë të Avokatisë i plotësojnë kushtet për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa 10 kandidatë u përjashtuan.

PS kundër ONM

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka bërë sot raportimin për vlerësimin e kandidatëve për KLGJ e KLP. Gjonçaj sqaroi se Kuvendi ka kualifikuar dy kandidatë nga Shoqëria Civile të cilët i kishte përjashtuar ONM.

“Sa i takon anëtarit të Shoqërisë Civile në KLP, janë kualifikuar dy kandidatë që i kishte përjashtuar ONM. Kemi argumente ligjore për këtë. Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka qenë më e thelluar edhe se vetë nga, ndaj ka pasur vlerësim ndryshe nga ONM dhe pikëzim jo të njëjtë me të me kandidatët. Raporti im nuk është përjashtues. Përzgjedhja e emrit është tagër e seancës parlamentare. Media e keq interpretoi situatën”, ka deklaruar Gjonçaj përpara deputetëve, duke sqaruar përmbysjen e listës së ONM.

*KLP e KLGJ/ ‘Me një shumicë të thjesht mazhoranca ktheu filtrat antikushtetues’

Bylykbashi: Opozita nuk voton asnjë që është antikushtetuese

PD dhe LSI nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa deputeti Bylykbashi argumentoi se opozita nuk voton asgjë që është antikushtetuese.

“Ju e kujtoni këtë si fitore, por është damkë. Kemi sot një proces të korruptuar politikisht. Te tre filtrat, janë të tillë që ju do merrni vetëm kandidatet qe doni ju. Nëse mendoni që ky proces është si duhet, qofshi ju!”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat u kthye edhe njëherë te zgjedhja e Arta Markut kryeprokurore të përkohshmë, që opozita e kudënrshtoi edhe me protesta.

“Shembullin antikushtetues e dhatë me 18 dhjetor. Si një mostër antikushtetues. Sepse kushtetuta nuk parasheh kryeprokuror të Përkohshëm dhe e miratuat me një shumice të thjesht. Një krypokuror ka dhëne të gjitha shembujt për të treguar që është Zot. Me shkarkime pa bazë ligjore”.

Deputeti deklaroi se qëllimi i opozitës është kapja e KLP e KLGJ e institucioneve të tjera të drejtësisë.

“Ju do te zgjidhni kush do jene ne SPAK. Sot po mbyllen dosjet e kryebashkiakut Durrësit dhe Elbasanit. Me radhe gurët po bien ne drejtësi. Opozita nuk voton asgjë që është antikushtetuese. Tentativa për të kapur drejtësinë, por po ja dilni”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here