Mjekët japin alarmin: Mos e mbani teshtimën, dikush e bëri dhe desh vdiq

0
140

Mjekët gjithmonë kanë këshilluar që nuk duhet ta bllokoni teshtimën pasi rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo. Ai përfundoi në spital me hundë të thyer dhe me një vrimë në fyt, për shkak të presionit që i ishte shkaktuar nga mbyllja e gojës dhe e hundëve.

 

Mjekët e një spitali në Leicester u habitën kur panë 34-vjeçarin dhe menduan se dikush e kishte goditur me grusht. Ai u paraqit në spital me dhimbje të forta dhe në pamundësi për të folur dhe ushqyer, gjë që u bë e mundur vetëm falë një tubi.

I shtruari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u mbajt një javë në spital dhe mjekët thanë se vrima e shkaktuar është e keqja më e vogël. Presioni i lartë mund t’i kishte marrë edhe jetën.

Mjekët shpjeguan se mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë bllokim të ajrit midis mushkërive apo shpërthim të gjakut në tru.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here