Meteorologët tregojnë a do ketë dëborë në Tiranë?

0
256

TIRANE- Ditët e ftohta të dimrit, ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut dhe dëborës, janë normale për muajin janar. Sinoptikanët parashikojnë reshje dëbore në fundjavë, kryesisht në zonat malore të vendit. Për kuriozët, të cilët e duan dëborën, shtrohet pyetja “nëse do të bjerë dëborë në Tiranë”

Sipas meteorologes Tanja Porja mundësia më e madhe që kjo të ndodhë është mbrëmjen e së dielës.

Teksa shpjegoi se pritet një rënie drastike e temperaturave duke filluar nga nesër, Porja tha për “News24”, se “mundësia për të rëndë flokë dëbore në Tiranë është më e madhe mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hënë”.

“Në orët vijuese deri në oren 20-21 të darkës së sotme do jetë situatë problematike në pjesën veri-lindore, ndërsa në mesnatë do të kemi një përmirësim të situatës. Ekziston mundësia që flokët e dëborës t’i shohim në 90% të territorit në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet edhe kryeqyteti”, tha Tanja Porja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here