Meta: Skënderbeu heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit shqiptar

1

Presidenti Ilir Meta tha pasditen e sotme se Skënderbeu do të jetë Ylli Polar për kombin shqiptar. Në aktivitetin e organizuar për vitin e Skënderbeut, Kreu i Shtetit tha se heroi kombëtar do të jetë gjithmonë krenaria jonë, ndërsa kërkoi bashkëpunim dhe konsensus nga të gjitha forcat që të realizohet hapja e negociatave në qershor.

Loading...

“Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE. Skënderbeu do të jetë ylli polar i vendit tonë në çdo kohë dhe çdo herë. Çelja e negociatave në qershor do të mund të realizohet vetëm përmes një reflektimi dhe bashkëpunimi mes të gjitha forcave politike në vend”,  deklaroi Meta.

Ai bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë ai drejt integrimit si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.

“Gëzimet, festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e Skënderbeut. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jetoni në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonit një nderim të veçantë.

Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit. Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin, heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë”, tha Meta.

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje