Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse, me “Kampionët e leximit” në Blinisht

0
137

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse ndaluan te “Kampionët e leximit”,  nxënësit e shkollës, “Pjetër Zarishi”,  Blinisht, Lezhë. Në njoftimi zyrtar thuhet se pas një sensibilizimi të Ministrisë së Kulturës dhe angazhimit personal të ministres Kumbaro, kjo bibliotekë lëvizëse u shtua me libra të rinj. Ministria thotë se “Kampionët e leximit”, nxënësit e Blinishtit ishin lexuesit e parë të titujve të shtuar, duke komunikuar për çdo vepër dhe autor me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Kampionët” tashmë janë bërë të njohur, pasi rekordi i vendosur prej tyre tregon se kanë lexuar 25 libra për një muaj. Ata janë fëmijë të moshës 7-14 vjeç të zonave të largëta rurale të Lezhës, që prioritet jashtë orëve të mësimit kanë leximin që nis që nga gjëegjëzat e deri tek “Ishulli i Thesarit”, “Aventurat e Tom Sojerit”, apo “Kryengritje në Pallat”. “Ju jeni kampionët e leximit, duhet të vazhdoni të ushqeni mendjen”, tha ministrja. Projekti “Biblioteka Lëvizëse”, i cili nisi në Lezhë me Suela Balën dhe ka nisur të zbatohet në të gjithë Shqipërinë. Në fillim të shkurtit do ta mirëpresin nxënësit e qarkut të Korçës. “Edukimi përmes Kulturës” nisi, jo rastësisht, në muajin shtator 2017 nga Lezha në Bibliotekën Publike, ku ministrja Mirela Kumbaro theksoi se prej shumë vitesh bibliotekat publike kanë qenë jashtë vëmendjes së bashkive. “Arsyeja pse e nisëm këtë projekt nga Lezha, është se në këtë bibliotekë gjetëm dashuri për librin. Prandaj edhe e mirëpritëm projektin e Lezhës “Biblioteka lëvizëse”, pohoi ministrja e Kulturës. Kumbaro në komunikim me nxënësit rrëfeu historitë e autorëve dhe personazheve të njohur si Gavroshi, Tom Sojerit, apo aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Kumbaro u shpreh se duhet të vazhdohet kjo traditë. “Libri ushqen mendjen. Të ushqesh mendjen është tolerancë, emancipim, zhvillim. Të dhurojmë libra dhe të vazhdojmë traditën e kësaj zone që është e njohur për figurat e shquara në krijimtari” tha ministrja. Edukimi përmes kulturës është një projekt që ka sjellë një dimension të ri në jetën e shumë nxënësve në shkollat rurale dhe urbane ne qarkun e Lezhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here