KLP e KLGJ/ Bylikbashi: Me një shumicë të thjesht mazhoranca ktheu filtrat antikushtetues

0
128

Duke folur në komisionin e ligjeve, ku po diskutohet për kandidatët e KLP dhe KLGJ, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se “me një shumicë të thjesht mazhoranca ktheu filtrat antikushtetues”.

“Me 21 korrik 2016 pati marrëveshje me konsensus, me 140 vota dhe themeli ishte mos kapja e drejtësisë. Nuk i duhet shqiptarëve një drejtësi, sepse vuajnë nga një drejtësi të pa afte. Por, themeli është mos kapja e drejtësisë nga politika. Kjo ishte marrëveshja”, tha Bylykbashi.

“Ju kujtohen ato vijat e Edi Ramës që u shuan njëra pas tjetrës. Ai (Rama)  thoshte unë do ta kem shumicën. Por 21 korriku i dha përgjigje kësaj. 5 antarët jo gjyqësore dhe jo prokurorë. Gjëja me e rëndësishme është mos kapja e drejtësisë nga politika. 21 korriku ishte qe parlamenti te ishte vetem vuloses. Ishte e drejta e cdo shqiptari per te kandiduar drejtperdrejt ne kuvend, pa asnje filter. Po ta lexoni kushtetuten nuk ka filtra perpara kuvendit per kandidatet”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here