Ekzekutohet në mënyrë mafioze organizatori i arratisjes së Alket Rizait

0
166

Organizatori i arratisjeve të shqiptarit Alket Rizai është ekzekutuar në mënyrë mafioze nga persona akoma të paidentifikuar. Ai është qëlluar me 15 plumba kallshnikovi.

Vasili Stefanakos ishte shumë i njohur në botën kriminele të Greqisë dhe jo vetëm. Ai organizoi arratisjet spektakolare të Alket Rizait nga burgu i sigurisë së lartë.

Sipas dëshmive paraprake, dy persona me një motoçikletë të vjedhur me kubizëm të madh i janë afruar automjetit që drejtonte 57-vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here