E mërohet drejtori i ri i Hetimit Tatimor. Emri

0

Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në radhët e drejtuesve të Hetimit Tatimor, mesa duket pesha e reformimit të këtij dikasteri i është ngarkuar Shefit të Hetimit, Enertil Canaj.

Ndryshe nga paraardhësit e tij në këtë post të rëndësishëm, Canaj nuk vjen nga strukturat e policisë.

Enertil Canaj ka studiuar Ekonomi dhe Financë. Ai ka filluar punë pranë Sektorit të Hetimit Tatimor ne DRT Tiranë si Inspektor në vitin 2014.

Kurse në vitin 2015 kaloi Inspektor i parë në Sektorin e Hetimit Tatimor në DPT dhe në 2016 emërohet Përgjegjës i Sektorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Canaj, ka qenë pjesë e aksioneve te hetimit tatimore, ne rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimore, në luftën ndaj informalitetit në të gjithë bregdetin e vendit, aksione të cilët ulën informalitetin dhe vendosen rregull në bizneset gjatë sezonit turistik.

Canaj është emëruar zyrtarisht, në datën 16 Janar, me vendim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Lini nje pergjigje