E dua burrin, por nuk duroj dot kur jam afër shefit. Ja rrëfimi i 31 vjeçares

0
910

Një 31-vjeçare i ka shkruar një letër psikologes së “the Sun” teksa i ka treguar për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit. Edhe pse thotë se e do ende, ajo sërish nuk e ndalon dot veten kur ndodhet afër shefit…

Letra e gruas:

“E dashur psikologe, unë kam nisur një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhtoj burrin tim rregullisht sa herë që largohem nga shtëpia për punë. Unë punoj në Londër 4 herë në javën ndërsa ai rri në shtëpi me djalin tonë të vogël. Ai është 33 vjeç dhe unë jam 31 vjeç dhe jemi bashkë prej 5 vitesh. Pasi linda djalin unë u ktheva sërish në punë, dhe kjo falë tolerancës që më bëri shefi im.

Ai është një burrë i bukur 40-vjeçar. 4 herë në javë unë duhet të shkoj në Londër për punën, dhe një nga këto herët, në hotelin ku unë qëndroj, erdhi dhe më trokiti shefi. Kështu nisi e gjitha dhe ne përfunduam duke bërë seks, e tani prej shumë muajsh vazhdojmë po njësoj. Ndihem keq sepse e dua bashkëshortin tim dhe kur jam me të seksi është i mrekullueshëm, por nuk e ndaloj veten kur jam me shefin. Nuk di çfarë të bëj, dhe si të dal nga kjo situatë…”

Përgjigjja e psikologes:

E the edhe vetë se dëshiron të qëndrosh me bashkëshortin tënd dhe se ndihesh mirë kur je pranë tij. Shkëpute menjëherë lidhjen me shefin, e nëse është nevoja largohu edhe nga puna. Përndryshe rrezikon të shkatërrosh martesën tënde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here