Basha: Me Ramën kryeministër nuk mund të shpresohet për drejtësi dhe integrim në BE

0
163

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon turin e tij në qytete të ndryshme në kuadër të përgatitjes për protesten e 27- janarit.

Këtë radhë Basha ishte në Elbasan ku u bën thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e protestët duke thënë se qeverisë së krimit i ka ardhur fundi.

Basha u shpreh se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shpresohet për drejtësi dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Baasha akuzoi Ramën se nuk lejoi përballjen me drejtësinë të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ndërsa vuri theksin në krijimin e aleancës së vlerave përballë asaj të krimit të krijuar nga Kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here