27 JANARI: PROTESTË NDAJ RAMËS, JO KOMPLOT NDAJ BASHËS

1
226

*Nga Nebil Çika

Opozita ka lajmëruar dhe po përgatit një protestë te madhe qytetare kundër qeverise ne 21 janar dhe lideri i sajë Basha po investohet fort politikisht për suksesin e kësaj proteste. Mirëpo ajo qe po ndodh me një pjese te strukturave te PD-se dhe mediat është e turpshme pasi janë investuar forte për ta kthyer protestën ndaj Ramës dhe keqqeverisjes se tij ne një komplot ndaj Bashës dhe lidershipit te tij ne PD. Kjo nuk është një risi ,pasi ka ndodhur edhe here te tjera dhe suksesi i protestës sigurisht nuk varet nga ky zhvillim qe gjithsesi nxjerr ne pah probleme te mëdha te moralit dhe te funksionimit te politikes e medies shqiptare përfshi këtu edhe PD-ne.

Qartësisht anti-bashizmi në PD pati një shpërthim të fortë ne zgjedhjet politike këtij viti ku një pjese e madhe e establishmentit te vjetër te PD u la jashtë listave te kandidateve për deputete apo humben vendet e sigurta ne krye te saje . Ne masën me te madhe reagimet e këtij grupimi ndaj Bashës ishin dhe janë më shume për motive pragmatike personale se sa parimore ,politike e morale. Nuk dua ti hyj analizës e augmenteve për secilin individ dhe arsyeve te antibshizmit te tyre pasi opinioni publik duket i qarte për ketë, por kjo tendence për ti bere opozitë opozitës nga drejtues apo ish drejtues të sajë me duket e neveritshme si akt dhe si qellim .

Arsyet, provat dhe faktet qe Basha po i përcjell opinionit si motive e qëllime te protestës janë plotësisht te drejta dhe te mjaftueshme qe shumica e shqiptareve ti bashkohen saj. Për anëtaret dhe mbështetësit politike te PD-se kjo as qe mund te vihet ne diskutim .

Basha duket i përqendruar tek realizimi i protestës dhe aksioni i tij politik dhe ne fakt nuk shfaqet i shqetësuar apo i përqendruar tek opozita e pozitës gjë qe vërehet edhe ne (mos) reagimin e tij publik ndaj zërave kundër tij dhe këtij aksioni te tij ne PD. Mirëpo me gjithë indiferencën reale apo strategjike te Bashes kakofonia e opozitës se opozitës mund te krijoje probleme tek qytetaret sidomos ata te pa informuar mire për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes se Bashës ,

Te mësuar me lidreshipin e forte ,e shpesh here te ashër te Berishës ,sidomos ne situata te ngjashme ne PD , anëtarësia e PD-se dhe sidomos antibashistët ne strukturat drejtuese te saje po e marrin si dobësi mos reagimin e tij publik ndaj “renegatëve” gjë qe e dëmton ne mënyrë te pa drejte perceptimin publik për lidershpin e tij.

Mendoj qe Basha duhet ti kushtoje pak vëmendje edhe këtij zhvillimi ne PD ne takimet e tij publike duke sqaruar , direkt apo indirekt edhe ketë raport me kundërshtarët e brendshëm te tij qe me fushatën publike te denigrimit te lidershipit dhe aksionit te tij politik janë bere një lloj si kundërshtarët politike te jashtëm ne mos me keq.

Basha është i vetëm qe mund ta ndalë ketë opozitë kundër opozitës, jo duke heshtur po duke reaguar me retorike e veprime politike për te plotësuar te paktën një kusht baze për një opozitë efikase , qëllimin e përbashkët . Fakti qe drejtues apo ish drejtues te PD-se po përpiqen te kthejnë një proteste kundër qeverise ne një komplot kundër opozitës është i neveritshëm por edhe heshtjen apo anashkalimin nga lidershipi te kësaj situate nuk e kuptoj dot .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here