Vrasja e Ivanoviç/ Ja çfarë ka zbuluar policia e Kosovës

0
328

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, deklaron se është zbuluar pronari i automjetit nga ku është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm ndaj Oliver Ivanoviç, që humbi jetën si pasojë e atentatit në Mitrovicë.

Maxhuni nuk ka dhënë detaje për vrasjen por tha se ka informacione të mjaftueshme që të gjurmohet pronari i veturës.

“Automjeti ishte pa targa, por ne kemi arritur që të kemi informacionet e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, tha Maxhuni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here